Turqi, merret peng trageti

11/11/2011 21:40

Televizionet turke njoftuan pengmarrjen e një trageti pasagjerësh në Gjirin e Izmitit, në lindje të Stambollit në Turqi.

Disa nga mediat raportojnë se trageti është marrë peng nga katër persona të armatosur, të cilët kanë sekuestruar ekuipazhin drejtues të mjetit, përfshirë këtu edhe kapitenin.

Ndërkohë, televizioni NTV, thotë se në bord ndodhet vetëm një pengmarrës me eksploziv që ka detyruar drejtuesit e tragetit t’i binden.

Izmiti është një port 100 kilometër në lindje të Stambollit, në Detin Marmara, mes ngushticës së Bosforit dhe Dardaneleve.

Top Channel