Tërmeti në Turqi, 22 viktima

11/11/2011 17:05

Ka shkuar në 22 numri i viktimave në rajonin e Vanit në Turqinë lindore, shkaktuar nga tërmeti që goditi vendin dy ditë më parë.

Grupet e shpëtimit arritën të shpëtojnë 30 persona të tjerë që u nxorrën nga rrënojat në kohë. Ajo që përkeqëson situatën, thonë mediat turke, është koha tejet e ftohtë që kërcënon jetesën e mijëra banorëve të mbetur pa shtëpi.

Ky ishte tërmeti i dytë brenda pak ditësh në këtë rajon
. Lëkundjet e para të tokës shkaktuan mbi 500 viktima.

Turqia shtrihet mbi dy pllaka tektonike dhe gjatë gjithë vitit regjistrohen qindra tërmete.

Top Channel