Partitë maqedonase kanë hedhur poshtë propozimin e kreut të PDSH-së, Menduh Thaci për një marrëveshje të re shqiptaro-maqedonase.

Lidhja Social Demokrate, LSDM, përmes zyrtarëve të saj më të lartë ka theksuar se Thaci nuk është në pozicion për të vënë kushte.

Ndërsa VMRO-DPMNE dhe partitë e tjera janë shprehur se nuk dëshirojnë të komentojnë deklaratat e kreut të PDSH-së.

Me të njëjtin qëndrim ka dalë edhe partia e Ali Ahmetit, BDI, e cila ka vlerësuar se Menduh Thaci është një person që i ndryshon vazhdimisht deklaratat.

Në seancën parlamentare të së enjtes, Thaci kërkoi mbështetjen e partisë së Ahmetit për të dalë me një propozim të përbashkët për partitë maqedonase.

Gjithashtu, ai shprehu qëndrimin e tij për ndryshimin e emrit të vendit, në mënyrë që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s.


Idenë për një marrëveshje të re politike
mes shqiptarëve dhe maqedonasve kryetari i PDSH-së e hodhi në fillim të muajit.

Pas një takimi me një delegacion të deputetëve të Bundestagut, Thaci u shpreh se Marrëveshja e Ohrit ka marrë fund prej kohësh.

“Marrëveshja e Ohrit është cështje e përfunduar, atë nuk e përmend më askush. Maqedonisë i duhet një marrëveshje e re politike mes shqiptarëve dhe maqedonasve për funksionim normal të shtetit”, tha Thaci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA