Magjistari që u bë avokat

10/11/2011 14:10

Që do të identifikohet gjithmonë me personazhin e magjistarit Harry Potter, kjo është e sigurtë, por së shpejti aktori Daniel Radcliffe do të shfaqet në ekranin e madh me një rol të ri.

Më 3 shkurt do të dalë për herë të parë filmi “Gruaja me të Zeza”, ku Radcliffe interpreton avokatin Arthur Kipps, që dërgohet në një fshat të humbur për të hetuar mbi dokumentet e një klienti të vdekur.

Teksa punon i vetëm në shtëpitë e izoluara të klientit të tij, Kipps fillon të zbulojë sekrete tragjike dhe shqetësimi i tij rritet kur i shfaqet papritur një grua misterioze e veshur komplet me të zeza.

Kipps detyrohet të zbulojë identitetin e vërtetë të gruas me të zeza dhe kërkimet e cojnë në një garë kundër kohës kur ai njihet me qëllimet e vërteta të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA