Kerr shkëlqen me recipetat 2,5 milion dollarë

10/11/2011 16:50

Miranda Kerr mungoi në shfaqjen e vitit të shkuar të “Victoria Secret” pasi ishte shtatzanë me djalin e saj të parë, por rikthimi në sfilatën e madhe të së enjtes ishte madhështor.

Kryemodelja e markës së njohur të prodhimit të veshjeve intime, tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve me ecjen e saj elegante në pasarelë. Midis të mahniturve ishte edhe bashkëshorti i saj, Orlando Bloom.

Megjithatë, momenti kulmor i sfilatës ishte kur australiania u shfaq e veshur me recipetat e stolisur me diamantë dhe me një vlerë prej 2,5 milion dollarësh, moment kur Bloom u ngrit në këmbë dhe shpërtheu në ovacione për bashkëshorten e tij.

Është befasuese se si Miranda ka arritur të rikthehet në linjat e saj të mrekullueshme kaq pak kohë pas lindjes natyrale që bëri.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA