Kim Kardashian shkëlqen në Met Gala me veshje të frymëzuar nga vitet ’60, bashkëpunim me artistë të njohur “Shtëpia jonë botuese ka sot privilegjin të ndajë sot me ju këtë kënaqësi të posacme. Botimin e rrëfimit befasi që Edi Rama e ka titulluar “Kurban”.
Kështu e filloi prezantimin e librit të Edi Ramës, botuesja e tij, Alinda Dudaj. Sipas saj, libri, që flet për 11 vitet e Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës, është më shumë se një rrëfim për të shkuarën:
“Ky nuk është një libër për të shkuarën, është një pasqyrë për të parë të ardhmen, duke ecur përdore me Edi Ramën në rrugën e shkuar të 11 viteve”, vazhdoi më tej, Dudaj.
Duke dalë përpara të pranishmëve, Edi Rama dukej qartaz i emocionuar:
“Duhet t’ju them që në fillim se tani ndihem shumë i dobët. Që kur kam menduar se cfarë duhet të them, më duket sikur s’di të flas” , tha Rama.
Fjala e Edi Ramës vijoi me një dedikim për të ëmën, një sërë falenderimesh për ata që e ndihmuan në procese të ndryshme të përgatitjes së librit, për ta mbyllur me arsyen e vërtetë të emocioneve të tij:
“Më ngjan sikur kam dalë publikisht lakuriq. E di, e dini edhe ju që s’e kam për herë të parë, por cdo lakuriqësi ka një dobësi të vetën që të bën të ndihesh i kërcënuar: e nëse ka një gjë që më tremb më shumë, tani që cka kam shkruar e keni ju në dorë, nuk është që ky libër edhe mund të mos ju pëlqejë. Kjo do të ishte gjysma e së keqes. Por është se mos ju dukem i mërzitshëm teksa më lexoni”, vazhdoi Rama.
Në fakt libri ka një stil të vecantë. Që dikujt mund t’i pëlqejë ose jo. Shpesh me fraza të gjata sa gjatësia e një paragrafi të gjatë. Plot me epitete dhe antonima dhe fjalë të përbëra, por, sipas ligjësive të shqipes. Ky stil, e bën librin të duket si i shkruar me një frymë.
Por një gjë është e vërtetë: libri ka brenda vizionin e Edi Ramës për të shkuarën dhe të ardhmen. Dhe kjo gjë e ka rrethuar daljen e librit me jo pak tallaze politike. Mjaft sa për të zgjuar kureshtjen e atyre që duan të dinë se cfarë kalon nëpër mendjen e Edi Ramës. I cili, do të jetë të enjten në orën 18.00 në stendën e botueses së tij në panairin e librit, duke dhënë autografë.
Stendë e cila është vizituar fill pas celjes së panairit nga pasuesi i Edi Ramës në bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha. Kryebashkiakut i është ofruar një libër, ndërkohë që ai e ka hedhur disa herë vështrimin nga libri i Edi Ramës, i është afruar madje, por… ka marrë një tjetër. I pyetur nga kameramani i Top Channel nëse do ta merrte edhe librin “Kurban”, zoti Basha dha këtë përgjigje:
Kameramani: Po Kurbanin?
Lulzim Basha: Nëse ka këshilla… të mira, duhet të ma dhurosh.
Kameramani: T’jua dhurojë zonja?
Lulzim Basha: Jo, jo, duhet të ma dhurojë autori, jo zonja.
Zoti Basha u largua duke buzëqeshur, por një Zot e di sa kurioz është për këtë libër.
Top Channel