Clooney: Humba virgjërinë shumë herët

10/11/2011 16:40

Aktori dhe regjisori George Clooney ka thënë një një intervistë për revistën ‘Rolling Stone’ se ka humbur virgjërinë në moshë “shumë të re”, konkretisht kur ishte 16 vjeç.

“Kam qenë i ri, shumë i ri”, shprehet Clooney, i cili ka folur edhe për partneren e tij Stacy Keibler me të cilën është shumë i lumtur.

“Kur jam me Stacy vetëm qesh. Ndihem shumë mirë me të”, thekson protagonisti i ‘Ocean’s Eleven’.

Clooney njihet edhe për angazhimin e tij në zonat me konflikte politike: “Mund të numëroj 40 vende ku ka konflikte të forta. Nuk bëhet fjalë për dhunën fizike, flas për konflikte të forta financiare dhe politike. Më pëlqen të angazhohem në përmirësimin e gjendjes.”

Top Channel