Vlorë, dëmtohet bregdeti

09/11/2011 15:50

Punimet për zgjerimin e tunelit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë do pezullohen me vendim të Agjensisë së Mjedisit.

Inspektorët e Agjensisë kanë vërejtur se kompania ndërtuese ka hedhur në det inertet, dherat, shkurret dhe pemët e hequra gjate punimeve.

Gjithashtu ka dëmtuar një burim uji të pijshëm që ndodhet në zonë duke e mbuluar atë. Drejtuesit e Agjensisë se Mjedisit thonë se kompania ndërtuese nuk iu ka paraqitur asnjë plan se si do të veprojë.

Problemi i hedhjeve të inerteve në det është i njohur në Qarkun e Vlorës, madje i denoncuar herë pas here, por nuk ka asnjë vendim për rehabilitimin e këtyre zonave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA