“Shtatzania e Belen, jo më sekret”

09/11/2011 16:35

Tani nuk është më sekret. Paparaci Fabricio Corona ka deklaruar: Është e vërtetë, Belen është në pritje të një fëmije. Ky është edhe konfirmimi i parë zyrtar i tij për revistën “Chi” që publikoi për të parën herë lajmin se supermodelja ishte në pritje të një fëmije.

“Konfirmoj se do të bëhem baba për herë të dytë dhe kjo është deklarata ime e parë publike. Belen dhe dashuria e saj më kanë ndryshuar përgjithmonë”, kjo është deklarata gati e pabesueshme e paparacit, i cili asnjëherë më parë në jetën e tij nuk ka thënë ndonjë gjë të ngjashme.

Vajza e spektakleve, argjentinesja Rodriguez do të bëhet nënë për herë të parë e për këtë ende nuk ka preferuar të thotë asgjë, por ka lënë partnerin e saj të shuajë zërat për një shtatzani të mundshme të saj dhe të konfirmojë se ata do të bëhen prindër.

Por përkundër heshtjes së modeles, motra e saj, Cecilia pak ditë më parë kur lajmi nisi të qarkullonte në media nxitoi të fliste duke thënë publikisht se ishte e lumtur që do të bëhej teze.

Miqtë e tyre të ngushtë flasin se cifti përherë e ka dashur një fëmijë dhe tani që duket se kanë tejkaluar të gjithë problemet pas skandaleve të pak muajve më parë, ata me gjasë janë gati të krijojnë familje.

Top Channel