Përgjim edhe William-it e Mourinho-s

09/11/2011 00:00

Sipas një dosieri të siguruar nga BBC nga një ish-punonjës policie
tregon se survejimet e fshehta nuk kursenin as princin William, i cili
besohet gjeresisht se do te jete Mbreti i ardhshem i Anglise.

Jo vetem Princi William ishte objekt survejimi ne vitin 2006, por edhe ish e dashura e vellait te tij Princit Harry, ish-Prokurori i Pergjithshem i Anglise, Lordi Goldsmith, ish-trajneri i Chelsea Mourinho, legjenda e futbollit anglez Gary Lineker.

Personi qe kishte rekrutuar gazeta ishte Dereck Ueb nje ish-punonjes policie qe ishte i specializuar per survejime te fshehta dhe madje ishte trajnuar edhe nga sherbimi sekret britanik MI5. Dedektivi privat Ueb thote se nuk i vjen turp per ate qe ka bere dhe se nuk ka bere asgje te paligjshme. Pronaret e gazetes “News International” nuk komentuan per keto zbulime te reja derrmuese.

Sipas BBC, permasat industriale te survejimit jane shokuese dhe ngrejne nje sere ceshtjes etike per menyren sesi kjo gazete tashme e mbyllur raportonte per ngjarje ekskluzive.Nje zëdhënes i qeverise britanike tha se ceshtjet e ngritura nga BBC do te perfshihen ne hetimin gjyqesor qe fillon te henen e ardhshme.

Por “Downing Street” nuk komentoj per ceshtjet e sigurise qe rezultonin nga survejimi i pjesëtarëve te familjes mbreterore. Keto zbulime behen nderkohe qe James Murdock i biri i manjatit australian te medias, qe drejton korporaten ‘News International’ do te dale perpara deputetëve britanikë diten e enjte per t’u pyetur nese kishte dinjeni per aktivitetet ilegale te punonjësve te tij.

Top Channel