Niger, përleshje me autokolonën libiane

09/11/2011 16:10

Ushtria e Nigerit u përlesh me një autokolonë të armatosur rëndë të futur në vend ilegalisht nga Libia dhe që po udhëtonte drejt Malit, lajmëruam burime të Niameit zyrtar.

Ministri i Mbrojtes i vendit afrikan, Mahamadou Karibo, pranoi se një ushtar mbeti i vrarë, por disa prej antarëve të karvanit u ndaluan, në ngjarjen e ndodhur mëngjesin e së mërkurës.

Për momentin, është e paqartë nëse karvani ishte i formuar nga ish-luftëtarë të Gaddafit apo prej militantëve të Al-Kaedës, organizatë që ka një ndikim të fuqishëm në këtë rajon.

Krahina shkretinore ku ndodhi sulmi, është shtëpia edhe e popullsisë tuarege, e cila në të shkuarën ka dërguar me mijëra mercenarë në shërimin e regjimit libian, në të njëjtën kohë që është organizuar në rebelime të vazhdueshme ndaj autoritetit të qeverisë qëndrore.

Top Channel