Londër, protestë e dhunshme e studentëve

09/11/2011 17:20

Disa qindra studentë u përleshen me policinë gjatë të mërkurës në Londër, në një protestë kundër rritjes së tarifave të shkollimit dhe privatizimit të mëtejshëm të universiteteve.

Qëndra e protestave ishte Bashkia e Londrës, por kur turma e përbërë nga disa mijëra të rinj tentoi të hynte në mënyre të paautorizuar në një rrugë ku nuk ishte dhënë leje për demonstratën, forcat e rendit vepruan duke përdorur shkopinj dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit.

Një tjetër manifestim është paralajmëruar për t’u mbajtur gjatë pasdites dhe mësohet se deri në 4 mijë policë janë vendosur në pozicione, të gatshëm për çdo eventualitet.

Studentëve i janë bashkuar në protestën e tyre dhe disa qindra qytetarë, të cilët mbështesin kërkesat e të rinjve.

Në javët e fundit, pjesët qëndrore të Londrës janë shndërruar në teatër i shumë manifestimeve të ngjashme, kryesisht të organizuara nga sindikata të ndryshme, të cilat kundërshtojnë planet qeveritare për shkurtime të mëtejshme.

Top Channel