Korcë, s’ka shërbime në konsullatën greke

09/11/2011 16:00

Konsullata greke në qytetin e Korcës nuk mundëson kryerjen e një sërë shërbimesh si pasojë e mungesës së titullarit.

Vonesa për emërimin e një konsulli të ri ka shkaktuar pengesa dhe shqetësime tek qytetarët e interesuar, kryesisht për marrjen e vizave.

Pavarësisht procesit të liberalizimit të vizave, falë të cilit lëvizja e shqiptarëve drejt Greqisë nuk është më një problem madhor, sërish ka nga ata qytetarë të cilët kanë domosdoshmëri disa prej shërbimeve konsullore në mënyrë që të mund të udhëtojnë drejt shtetit helen për probleme të ndryshme.

Sipas të dhënave problemet dhe kriza politike në Greqi mund të jenë shkaktarët kryesorë të kësaj vonese e cila ka vështirësuar edhe përpunimin e dokumentacionit përkatës të dhjetra qytetarëve në këtë konsullatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA