Jo vetëm modele, Kerr bën edhe nënën

09/11/2011 18:20

Një prej modeleve më të njohura në botë dhe bashkëshortja e aktorit Orlando Bloom, Miranda Kerr, u shfaq në publik duke mbajtur në krahë djalin e saj disa-muajsh në Nju Jork.

Në javën në të cilën ajo është vendosur në qendër të vëmendjes për sfilatën e “Victoria Secret”, 28-vjeçarja arrin të gjejë kohë për të bërë edhe nënën.

Kerr, e cila ka habitur të gjithë duke rifituar linja perfekte shumë pak kohë pas lindjes, dukej shumë e zakonshme, e veshur thjesht me një palë pantallona lëkure dhe një bluzë të thjeshtë. Megjithatë, çdo veshje do të dukej e thjeshtë për vajzën që në sfilatat e saj mban recipeta të stolisur me diamantë dhe me një vlerë të përgjithshme prej 2,5 milion dollarësh.

Top Channel