Trupat e KFOR-it, në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës kanë
vënë kontrollin mbi një barrikadë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.
Ushtarët e KFOR-it kanë shtrirë telin me gjemba para barrikadës dhe në
këtë mënyrë kanë bllokuar rrugën Leposavic – Rashkë.
Gjatë aksionit, KFOR-i përdori gaz lotsjellës për të larguar serbët nga barrikada, raportojnë mediat serbe.
Kryetari i komunës paralele të Leposavicit, Branko Ninic, tha se trupat e KFOR-it pa arsye përdorën gazin lotsjellës dhe se qytetarët nuk bëjnë rezistencë ndaj KFOR-it dhe organizatave tjera ndërkombëtare, por vetëm ndaj institucioneve të Kosovës.
KFOR-i ka bllokuar edhe dy rrugë alternative pranë Jarinjës dhe lumit Ibër, që çojnë nga Leposavici në Rashkë. Pas aksionit të KFOR-it, serbët kanë shkarkuar disa kamionë me zhavorr për të krijuar një barrikadë të re.
Top Channel