Black Sabbath drejt ribashkimit?

09/11/2011 19:15

Black Sabbath drejt ribashkimit? Në fakt zërat për një rikthim të mundshëm të bandës legjendare të heavy metal, qarkullojnë prej muajsh, por ajo që po bind gjithnjë e më shumë të gjithë fansat e metalit, dhe mbarë publikun, është faqja zyrtare e grupit në internet.

Në faqen zyrtare të grupit shihet vetëm data 11.11.11, ndërsa në një tjetër faqe, sic duket e ngritur nga njerëz nga afër grupit apo fansa të tyre, është vendosur numërimi mbrapsht, që tregon pak më shumë se 48 orë nga data 11.

Po në të njëjtën ditë është parashikuar një konferencë shtypi në Whisky Go Go Club në Los Angeles, ku mesa duket do të vendoset për ribashkimin e bandës së famshme të metalit, me Ozzy Osbourne vokalist, Tony Iommy në kitarë, Geezer Butler në bas dhe Bill Ward në bateri.

Top Channel