Afganistan, NATO vret 60 talebanë

09/11/2011 15:30

Më shumë se 60 luftëtarë talebanë janë vrarë në një sulm të NATO-s në një provincë të ndodhur në Afganistanin lindor, bëri të ditur zyra e shtypit të aleancës ushtarake të mërkurën.

Trupa ajrore dhe tokësore goditën pozicionin armik pas një informacioni të sigurt për vendndodhjen e një baze, në vendin e quajtur Paktika. Nuk ka patur të lënduar midis trupave të NATO-s apo popullsisë civile.

Megjithatë, tre ushtarë australianë të Aleancës janë në gjendje të rëndë, pasi një militant i infiltruar në ushtrinë afgane qëlloi mbi ta papritmas, në një ngjarje të veçuar të ndodhur gjatë ditës.

NATO është duke u tërhequr gradualisht nga Afganistani, proces që do të zgjasë deri në vitin 2014, por ekzistojnë dyshime të mëdha nëse Kabuli do të arrijë të vendosë rregull në vend.

Aktualisht, vendi ynë kontribuon në misionin e NATO-s në vend me 440 ushtarë, të shpërndarë në tre krahina të ndryshme.

Top Channel