Tiranë, arrestohet Emiljano Shullazi

08/11/2011 19:35

Policia e Tiranës ka ndaluar rreth orës 18.00 të mbrëmjes Emiljano Shullazin dhe dy prej bashkëpunëtorëve të tij nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Sipas burimeve të policisë, Shullazi është gjendur në ambientet e një servisi në Rrugën e Kavajes, në Tiranë, i armatosur. Forca të shumta policore kanë bërë rrethimin e servisit dhe me pas i kanë kërkuar të dorezohej.

Policia ende nuk ka bërë të ditur zyrtarisht arsyet përse 33-vjeçari ndodhej pikërisht në këtë vend i armatosur. Prokuroria ka nisur procedimin penal, ndërkohë që kane filluar të merren në pyetje edhe dy  të ndaluarit e tjerë.

Policia tha se dyshohet edhe për konsumim të veprave të tjera kriminale, por arsyeja e ndalimit, të paktën deri tani është vetëm ajo e armëmbajtjes pa leje.

Emiljano Shullazi ka kryer më parë një dënim shtatë-vjeçar për trafik droge. Ky është arrestimi i tij i tretë brenda vitit. Shullazi u ndalua me parë për kerëenim të dy deputeteve socialiste si dhe për armëmbajtje pa leje, duke u liruar në të dyja rastet.

Top Channel