Siri, mbi 3 500 të vrarë nga autoritetet

08/11/2011 15:30

Më shumë se 3 500 persona kanë vdekur në muajt e revoltave anti-qeveritare në Siri, lajmëroi gjatë ditës së martë OKB.

Në raport fajësohej “shtypja brutale e protestave dhe e opozitës nga autoritetet”, si përgjegjëse për gjakderdhjen.

Liga Arabe dhe Siria arritën një marrëveshje gjatë javës së shkuar, plan i cili duhet t’i jepte fund përplasjeve dhunshme në vend, por që prej atëherë, mbi 100 persona janë vrarë, 60 prej të cilëve në qytetin e Homsit, vatër e revoltave.

Ndërkohë, Liga Arabe do të takohet sërisht këtë fundjavë, për të diskutuar mbi zhvillimet e reja të krijuara në Siri. Në konferencë është paralajmëruar vendosja e sanksioneve mbi Sirinë.

”Trupat siriane vazhdojnë të përdorin tanke dhe armë të rënda për të sulmuar zonat rezidencale të qytetit Homs”, deklaroi Ravina Shamdasani, një komisionere për të drejtat e njeriut në OKB.

Top Channel