Putin: Eurozona, ndihma nga FMN

08/11/2011 00:45

Presidenti rus, Vladimir Putin sygjeron se ekonomitë e mëdha në zhvillim duhet t’i garantojnë ndihmë Eurzonës, për të luftuar krizën e borxhit dhe ta bëjnë këtë përmes Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Duke folur gjatë takimit të Organizatës për Bashkëpunim e Shangait, Putin vlerësoi përpjekjet e Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara për të tejkaluar krizën.

 “Sipas mendimit tim, pjesëmarrja e Bankës Qendore Europiane në zgjidhjen e detyrave për Fondin Europian të Stabilitetit Financiar do të ishte shumë e dobishme në situatën aktuale. Por kjo i takon organizatave të tjera dhe ne do ta ndjekim nga afër situatën”, – tha presidenti rus, Vladimir Putin.

Putin nuk foli për kushtet e ndihmës financiare nga vende si Kina apo Rusia, por argumentoi se duhet të reflektohet një rol më i madh i këtyre vendeve, në vedimmarrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Është në interesin tonë që Eurozona të mos ketë probleme, që ato të minimizohen. Natyrisht ne nuk do ta lidhim ndihmën financiare me sektorin e energjisë apo dicka tjeter. Por brenda kornizës së organizatave ndërkombëtare ne shpresojme që nëse vende si Rusia apo Republika Popullore e Kinës janë pjesëmarrës në përpjekjet mbarë-botërore për të përmirësuar situatën, atëhere kjo do të ketë ndikimin në statusin tonë si anëtarë të organizatave të tilla si FMN dhe strukturat e tjera të këtij lloji”, shtoi Putin.

Deklaratat e kryeministrit rus nuk bëjnë gjë tjetër vecse përforcojnë qëndrimin për menaxhimin e krizës së borxhit në eurozonë, nga grupimi BRICS, Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, në fund të samitit të G20-ës që u zhvillua javën e kaluar në Kanë të Francës.

Top Channel