Bieber-Gomez pushojnë në Meksikë

08/11/2011 16:35

Idhujt e adoleshentëve, Justin Bieber dhe e dashura e tij, Selena Gomez, i kanë dhënë fund disa muajve të lodhshëm turesh, për të pushuar nën rrezet e diellit në Meksikë.

Çifti 17 dhe 19-vjeçar u fotografua në relaks total duke pushuar në plazhet e Kabos, ndërsa u dukën më të afërt se kurrë.

Selena dy vjet më e madhe, u duk në një formë të shkëlqyer fizike, me një kostum banjo bojëqielli, ndërsa të dy shkëmbyen përkëdhelje dhe gjeste intime në publik, përpara se t’i përkushtoheshin për një kohë të gjatë, secili veçmas, telefonave të tyre.

Çifti duket se ka lënë prapa krahëve të gjithë spekulimet për lindjen e një fëmije të Bieber, nga një partnere rastësore. Një 20-vjeçare, nënë e një djali 2-muajsh hapi një procedurë për njohjen e atësisë. Sipas saj, ajo kishte mbetur shtatzanë pas një kontakti seksual të ndodhur me këngëtarin pas një koncerti, por akuzat më pas u tërhoqën.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel