“Societe Generale” shkurton shpërblimet

08/11/2011 00:00

Kompania franceze “Societe Generale” ka shkurtuar shpërblimet dhe ka
anuluar ndarjen e parave të fituara pasi ka regjistruar një rënie prej
60 për qind të të ardhurave në Greqi.

Përifitimi neto i bankës për tremujorin e tretë ishte 622 milionë euro, 31 për qind më pak se vitin e kaluar.

Banka e dytë më e madhe e Francës ka deklaruar se nuk do të ndajë fitimet për vitin 2011 në mënyrë që të balancojë humbjet e saj.

“Ne do t’i kushtojmë vëmendje përforcimit të kapitalit të grupit”, ka deklaruar drejtori ekzekutiv Frederic Oudea.

Kapitali i bankës shërben si një jastëk për të zbutur humbjet e ardhshme eventuale dhe është ndërtuar nga të ardhurat si dhe nga vlerat e aksioneve të saj.

Drejtori shtoi se shpërblimet në bankë do të preken, bashkë me pagesat që do të lidhen me performancën e punonjësve të saj dhe investimet.

Kompania deklaroi gjithashtu se ka shitur 10 miliardë euro në asete toksike dhe se po reduktonte ekspozimin e saj ndaj krizës së borxhit të eurozonës.

Megjithatë, përfitimet së fundmi kanë qenë pozitive me një rritje prej 15 për qind, të udhëhequr nga një rritje e huave dhe numrit të klientëve.

Top Channel