Adele, operacioni kryhet me sukses

08/11/2011 17:25

Adele është operuar me sukses në kordat e saj vokale. Këngëtarja britanike vuante nga një problem që i rrezikonte karrierën.

23-vjeçarja ka kryer ndërhyrjen në një spital të Bostonit (SHBA) dhe pritet të qëndrojë pushim për një periudhë kohe.

Në muajin tetor, Adele u detyrua të anullonte të gjitha datat e mbetura të koncerteve deri në fund të vitit për shkak të një hemorragjie të kordave vokale.

Në një komunikatë të disa ditëve më parë, përfaqësuesi i këngëtares britanike theksoi: “Njoftojmë me keqardhje se të gjitha datat e mbetura në turin e vitit 2011 janë anulluar. Adele do t’i nënshtrohet operacionit për të zgjidhur problemet me fytin. Doktorët kanë urdhëruar që Adele të lërë pushim kordat vokale deri sa të rekuperohet plotësisht.”

Top Channel