Ivian Sarcos, bukuroshja nga Venezuela, është shpallur Miss Bota 2011. Spektakli i zhvilluar në Londër ka patur pjesëmarrjen e 120 vajzave nga vende të ndryshme të botës.

Shoqëruesja e parë e Miss-it u shpall përfaqësuesja e Ishujve Filipine, Gwendoline Ruais, ndërsa shoqëruesja e dytë Amanda Perez nga Porto Riko.

3 vajzat u zgjodhën midis 7 finalisteve të mbrëmjes që ishin Venezuela, Ishujt Filipine, Porto Riko, Korea e jugut, Afrika e Jugut, Skocia dhe Anglia.

Fituesja e Miss Botës është 21 vjeç dhe vjen nga një familje me 12 fëmijë. Sarcos tashmë do të kalojë një vit duke u marrë me projekte bamirësie rreth e rrotull botës.

Sipas organizatorëve, ky konkurs bukurie është ndjekur nga rreth 1 miliard teleshikues në të gjithë botën dhe edicioni i ardhshëm do të zhvillohet në Kinë.

Përfaqësuesja e Shqipërisë në këtë konkurs ishte 18-vjeçarja Isi Topçiu.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel