Lohan bën vetëm 4 orë burg

07/11/2011 13:00

Lindsay Lohan ka dalë nga burgu 4 orë e gjysmë pasi kishte hyrë në qelitë e Kalifornisë për të vuajtur dënimin prej 30 ditësh të dhënë nga gjykata.

Aktorja, e cila ishte dënuar për mosrespektim të rregullave të lirimit me kusht, nuk kaloi as edhe një natë në burgun e sigurisë së ulët. Arsyeja është se ajo duhet të vazhdojë shërbimin për komunitetin në morgun e Los Angeles, ku shkonte shpesh me vonesë.

TMZ bëri të ditur se Lohan do të kalojë shumë pak kohë pas hekurave. Një burim pranë departamentit të sherifit të Kalifornisë sqaroi se nëse dikush dënohet me më pak se 90 ditë burgim, e kalon kohën e dënimit duke hyrë dhe dalë shpesh nga burgu.

Lindsay Lohan humbi lirinë me kusht për shkak se ka shkelur disa herë rregullat e lirimit me kusht. Aktorja duhej të kryente shërbim social në kuadër të dënimit për ngarje makine në gjendje të dehur dhe për vjedhjen e një varëseje në një argjendari.

Top Channel