Fier, ekspozitë në fotografi

07/11/2011 00:00

U hap në Fier ekspozita ndërkombëtare e fotografisë artistike “Fokus“.
Ky eshte edicioni i 6-të i këtij kompeticioni të vecante në llojin e
tij.

Nga viti ne vit ky aktivitet shume i rendesishem per artin e fotografise artistike ka marre nje zhvillim te madh jo vetem sa i perket pjesemarrjes se madhe te fotografeve profesioniste, por edhe nivelit te larte te fotove gjate fazes pergatitore. Per edicionin e 6 te “Fokus” aplikuan 160 fotografe, prej te cileve selektoret, te cilet perbejne dhe jurine e aktivitetit perzgjodhen vetem 93 fotografi.
 
Realizimi i ketij aktiviteti kushtuar i gjithi fotografise artistike, ka per qellim krijimin e urave te bashkpunimit, ballafaqimin e vlerave midis shkollave te ndryshme te rajonit si dhe nxitjes se debatit mbi fotografiine. Fotot e paraqitura ne kete ekspozite jane frut i punes se fotografeve nga shume shtete te botes si Kosove Maqedoni Serbi, Itali, Greqi, Turqi, Spanje, France, Gjermani, Belgjike, Indi, Pakistan, SH.B.A dhe Kanada.

Pjesëmaresit ne celjen e ekspozites, e cila do te qendroje e hapur per 10 dite, shijuan fotot e bera me mjeshteri nga fotografet profesioniste. Disa prej fotografeve, pjesemarres ne ekspozite vleresuan rendesine qe ka nje aktivitet i ketyre permasave.Pasi shqyrtoi te gjitha fotografite e paraqitura ne kete ekspozite juria me cmimin e parë Eljan Tahirin nga Shqipëria, me cmim të dytë Nita Zeqiri nga Kosova dhe me cmim të tretë Murat Sajginer nga Turqia.

Top Channel