Tiranë, burri vret gruan përpara vajzës 2 vjeç

06/11/2011 14:00

Krimi brenda familjes është rikthyer në mënyrën më të shëmtuar mesditën e sotme, me një bashkëshort që vrau me thikë gruan e tij në Tiranë, në praninë e vajzës 2-vjeçare.

Bashkëshorti ka qëlluar disa herë gruan duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e familjes Hysa, në afërsi të doganës në kryeqytet.

Kryefamiljari Ismet Hysa, pas një sherri banal me gruan e tij Edlira Doçi, 27 vjeç, e ka qëlluar disa herë me thikë, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas krimit autori është larguar menjëherë nga banesa duke marë me vete dhe vajzën e tij 2-vjeçare, e cila në momentin e vrasjes ka qenë personi që edhe ka parë skenën e krimit të kryer në banesë nga ana e të atit.

Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se çifti kishte kohë që konfliktohej, ndërsa prej pak muajsh ishin vendosur në katin e parë të një vile dhe jetonin me qera.

Sipas policisë, arsyet kanë qenë për motive xhelozie.

Top Channel