“Vampirët” e dashuruar edhe në jetën reale, Kristen Stewart dhe Robert Pattinson, e kanë të vështirë të vendosin se ku do të vazhdojë romancën e tyre.
Sipas një artikulli të publikuar ditën e dielë në një revistë rozë, dyshja e “Twilight” është e pavendosur nëse duhet të blejë shtëpi në Londër apo Los Anxhelos.
Të lidhur gjatë xhirimeve në vitin 2008, dy aktorët kanë vendosur më në fund që të jetojnë së bashku, por e kanë të vështirë se cili prej tyre duhet të heqë dorë dhe të transferohet në qytetin e tjetrit.
“Kristen nuk e pëlqen idenë e zhvendosjes në Londër, ndërsa Robi nuk e preferon shumë Los Anxhelosin”, u shpreh një mik i përbashkët. “Ai ëndërron të jetojë në një lagje të qetë të Londrës, në të njëjtat vende ku jetonte përpara se të bëhej i famshëm. Ai nuk e preferon stilin e jetës së çmendur amerikane, edhe pse është e qartë që nuk do të jetojë si më përpara në një apartament, por në një vilë luksoze”.
Top Channel