Vlorë, sekuestrohen 17 makineri

05/11/2011 13:20

Policia e Vlorës bllokoi sot një lokal që ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit pa lejen e organeve tatimore, duke sekuestruar 17 makineri elektronike.

Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se “gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e brendshme të një lokali në lagjen “Lef Sallata”, janë gjetur dhe sekuestruar 17 copë makina elektronike që shërbenin për organizim lojrash fati, për të cilat nuk disponohej dokumentacioni përkatës”.

Në këto kushte u bllokua aktiviteti i këtij lokali, ndërkohë që ndaj pronarit nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale të organizimit të llotarive të palejuara.

Pak javë më parë policia e Vlorës vendosi një masë të ngjashme ndaj dy lokaleve që ushtronin të njëjtin aktivitet, por pa licencën e organeve tatimore.

Top Channel