Pinjolli i fundit i dinastisë Gandhi

05/11/2011 02:25

Rahul Gandhi është pinjolli i fundit i dinastisë që pritet të vihet në krye të Partisë së Kongresit në India, parti kjo e drejtuar deri më tani nga e ëma e tij, Sonia Gandhi.

Rahul, 41 vjec, mund të trashëgojë edhe kreun e Kongresit indian, sipas mediave indiane, të cilat shkruajnë se e ëma e tij, Sonia, ndodhet e shtruar në Shtetet e Bashkuara ku po kurohet kundër tumorit (sëmundja nuk është pohuar asnjëherë zyrtarisht).

Media vendase aludon se kalimi i pushtetit tek Rahul do të ndodhë në datën 19 nëntor, që përkon njëkohësisht me datëlindjen e gjyshes së tij, udhëheqësja historike e Indisë, Indira Gandhi.

Top Channel