Pakistan, vrasja e Bhutos, 7 të akuzuar

05/11/2011 12:30

Shtatë pesona janë vënë nën akuzë për atentatin ndaj ish-kryeministres pakistanez, Benazir Bhuto, e vrarë në një atentat me bombë në vitin 2007.

Dy nga 7 personat e akuzuar janë ish zyrtarë të lartë të policisë. Dy persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë për vrasjen e saj Ata akuzohen për mosmarrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e kryeministres së atëhershme.

Para gjykatës së Raualpindit, të akuzuarit mohuan përgjegjësinë e tyre për vrasjen e Bhutos.

Megjithatë, asnjë prej personave të vendosur nën akuzë, nuk ka marrë pjesë drejpërdrejt në atentat dhe përgjegjësit kryesorë për të vazhdojnë të mbeten enigmatikë.

Benhazir Bhuto mbeti e vrarë në një atentat me bombë më 27 dhjetor të vitit 2007, gjatë një takimi popullor. Përgjegjësia mbi vrasjen e saj, është hedhur gjithmonë mbi grupet ekstremiste islamike. Pervez Musharaf, asokohe President i Pakistanit, paralajmëroi Bhuton të mos rikthehej në Pakistan, pasi ishte vazhdimisht nën shënjestrën e elementeve terroristë. Musharaf, pas atentatit ndaj saj, tha se autoritetet nuk ishin në gjendje të mbronin jetën e saj.

Top Channel