Bosnja për të dytën herë e nderon aktoren Angeline Jolie. Në një festival filmi më heret ajo u nderua për kontributin e saj me këtë film, e tani zyrtarë në Bosnje kanë marrë vendimin për të emëruar një bllok banesash me emrin e Angeline Jolie, këtë herë për kontributin që ajo ka dhënë si ambasadore e Kombëve të Bashkuara.
Bëhet fjalë pikërisht për bllokun e banesave që u ndërtua pas vizitës së Jolie në një kamp refugjatësh, ajo që nxiti një vit më parë politikanët amerikanë të financojnë projektin për ndërtimin e tij, dhe që tani mbajnë emrin e saj.
Aktorja e Hollivudit vizitoi refugjatët në qytetin Rogatica në prillin e vitit të kaluar si pjesë e detyrës së saj në rolin e ambasadores së vullnetit të mirë të Kombeve të Bashkuara dhe u takua me disa boshnjakë të moshuar të cilët ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre pas luftës atje.
Udhëtimi i saj joshi vëmendjen e publikut dhe pati efekt në vendin e saj, Amerikë. Zyrtarët amerikanë pranuan të dhurojnë 500 mijë dollarë për këtë bllok banesash dhe këtë fundjavë, 13 familjet e para të refugjatëve që ishin strehuar në këtë kamp u zhvendosën në banesat e reja të quajtura “Villa Angelina” në nder të aktores dhe kontributit të saj.
Top Channel