Ndau krevatin me Selinën, veprimi i Mirit sjell debat në studion e Fan Club/ Françeska Murati: E ndjek vajza nga shtëpia, po të mos donte…
Janë imazhe të cilat nuk janë publikuar asnjëherë më parë. Ato janë të fokusuara dekada më parë në Royal Yacht Britannia, fill pas martesës së Princeshës Diana me Princ Charlesin e Britanisë së Madhe.
Momente romantike që dëshmojnë për një periudhë të artë të çiftit, momentet e para të çiftit këtë herë si burrë e grua. Fotografitë në bardh e zi janë fokusuar nga një fotograf zyrtar në bordin e Yacht-it ku çifti kaloi muajin e mjaltit në vitin 1981.
Për 30-vjet me radhë askush nuk mundi dot të shihte dhe të publikonte këto imazhe, të cilat u shndërruan në një thesar. E tani, pas 30-vjetësh ato janë shfaqur për herë të parë në ekranin e BBC-së e që përcjellin një tjetër realitet të çifit mbretëror, përcjellin çastet më të bukura të jetës së tyre, atëhere kur romanticiteti ishte pjesë e jetës së tyre.
Top Channel