Kinë, shpëtohen 45 minatorët

05/11/2011 09:50

Autoritetet kineze arritën të nxjerrin nga thellësitë e tokës, 45 minatorët të mbetur të bllokuar pas shpërthimit në një minierë në Kinën Qendrore.

Grupet e shpëtimit kanë hapur një tunel alternativ që është shfrytëzuar për nxjerrjen në sipërfaqe të 45 minatorëve.

21 minatorë u shpëtuan pak orë para operacionit final. Bilani i incidentit të rëndë, është 8 të vdekur.

Aksidentet në minierat e Kinës, janë të shpeshta si pasojë e kushteve të dobëta të sigurisë, megjithëse në vitet e fundit vendi është përpjekur t’i përmirësojë ato.

Top Channel