Angli, aksident rrugor, 7 të vdekur e 43 të plagosur

05/11/2011 00:00

27 automjete janë përplasur me njëri- tjetrin në Somerset të Anglise në
një aksident të frikshëm rrugor që ka marrë 7 jetë njerëzish e ka
shkaktuar të paktën 43 të plagosur.

“Perplasja, – sic rrefejne zyrtaret vendas, – eshte pasuar nga nje lemsh gjigant zjarri”. Shkaqet e aksidentit te shumefishte nuk jane zbardhur ende, por nuk perjashtohet mundesia qe nje arsye per kete fatkeqesi kete qene moti i keq, pasi ne zone ishin regjistruar me heret reshje te dendura shiu dhe mjegull. Deshmitaret okulare rrefyen per Reuters momentet e tmerrit.

“Kisha rreth 5 makina perpara, kur befas ndaluam. Nuk po kuptonim c`behej. Papritur pame flaket te shperthenin. Eshte nje tragjedi e vertete, nuk e imagjinoni dot se cfare perjetohet ne ato momente, te rrish aty e te shohesh i pafuqishem c`ndodh perreth dhe thjesht te shpresosh qe te arrijne te shpetojne sa me shume njerez qe te jete e mundur”, tha dëshmitari.

16 prej te plagosurve qe jane ne gjendje me serioze kane pesuar trauma te ndryshme, perfshire kocka te thyera, demtime ne zonen e barkut dhe plage ne gjoks e mushkeri. Asnje prej tyre nuk eshte megjithate ne rrezik per jeten. Drejtuesit e automjeteve qe kaluan ne vendngjarje 30 minuta pas aksidentit tregojne se skena qe pane me syte me tyre ishte e llahtarshem, ndersa ne zonen aty, ishte shume nxehte. Zyrtaret lokale thone se nje aksident i permasave te tilla nuk ishte pare prej vitesh dhe se pasojat e tij mund te kene ndikim te madh ne jetet e shume njerezve.

Top Channel