“1001 PSE”, në Top Channel

05/11/2011 00:00

“1001 PSE” eshte programi me i ri i të shtunave mbrëma në Top Channel,
ku protagonistet absolutë janë vogëlushët nga mosha 4-9 vjec.

Nga sonte, me kureshtjen e paster dhe pyetjet e ciltra, ata do te zbulojne jetet e personazheve me ne ze shqiptare te kultures, spektaklit dhe sportit. Drejtuese e “1001 PSE” eshte Arbana Osmani.

“‘1001 PSE’ është një program për të gjithë familjen, megjithëse protagonistë janë fëmijët. Në qendër janë 10 fëmijë të mrekullueshëm, shumë capkënë, shumë të zgjuar, të sinqertë, herë herë jo edhe aq të sinqertë, ashtu sic janë të gjithë fëmijët janë, të përzgjedhur me kujdes nga audicionet e shumta. Këta fëmijë do të pyesin personalitete që do të jenë të ftuar në 12 puntata rresht. Fëmijëve u janë bërë edhe lojëra të ndryshme gjatë audicioneve, do të ketë shumë të qeshura, shumë humor. Eshtë një përvojë shumë e bukur dhe unë jam shumë e lumtur që do ta ndajmë së bashku”, thotë Arbana Osmani.

Ky format ka patur sukses ne Europe dhe Amerike. Versioni shqiptar, ne ‘Top Channel’, cdo te shtune, ora 20.45.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB