Sarah Palin sulmon “zaptoni Wall Street”

04/11/2011 17:25

Ish-guvernatorja e Alaskës, një nga figurat më të përfolura në kampin republikan në Shtetet e Bashkuara, sulmoi ashpër mbështetësit e lëvizjes “zaptoni Wall Street”, duke i cilësuar ata si të njëjtë me kundërshtarët e tyre, manipuluesit e bursave.

Sipas udhëheqëses republikane të “Tea Party”, lëvizje e kampit konservator amerikan kundër politikave të presidentit Obama, protestuesit anti Wall Street kërkojnë të njëjtën gjë si kundërshtarët e tyre, paranë.

“Kërkojnë të përfitojnë ndihma nga paratë publike, njësoj si manjatët e financave në Wall Street. Sipas tyre ashtu si qeveria ndihmoi kompanitë e mëdha financiare, viktima të krizës, ashtu të ndihmojë edhe ata”, tha Palin.

Top Channel