Pitt u ndalon fëmijëve lojërat me kompjuter

04/11/2011 15:25

Brad Pitt është i shqetësuar për faktin se fëmijët e tij harxhojnë shumë kohë para kompjuterit duke luajtur video-lojëra dhe për këtë arsye aktori i famshëm hollivudian ka marrë masa.

Pitt ka filluar të fshehë aparatet e videolojërave në mënyrë që 6 fëmijët e tij të merren me aktivitete të tjera.

Një burim tha për ‘National Enquirer’: “Fëmijët kanë 5 kompjutera që i përdorin shumë dhe tashmë Brad i ka konfiskuar dhe i mban të fshehur aparatet. Ai do që fëmijët e tij të luajnë në natyrë, të bëhen pis, të vriten, të lexojnë libra dhe të komunikojnë më shumë me njëri-tjetrin.”

Brad Pitt dhe bashkëshortja e tij, Angelina Jolie, kanë gjithsej 6 fëmijë, 3 prej të cilëve të adoptuar.

Top Channel