Kim Kardashian shkëlqen në Met Gala me veshje të frymëzuar nga vitet ’60, bashkëpunim me artistë të njohur Gazetari Kastriot Myftaraj ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Pasdite në Top Channel’, ku para gazetarit Flavio Qarri ka sqaruar shkrimet e tij në lidhje me librin me kujtime të bashkëshortes së Ismail Kadaresë.
Kastriot Myftaraj, Liljana Kondakçi paska qenë muza e Kadaresë.
Unë nuk e kam thënë kështu. Unë kam shkruar që Ana Kondakçi është e dashura e shkrimtarit Skënder Berbema, i cili ka marrë përsipër të shkruajë për prishjen e marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike. Për prishjen e këtyre marrëdhënieve ka shkruar Ismail Kadare.
Por, deri tek marrëdhëniet intime… ky është një guxim i madh apo jo?
Akuzat i bën zonja Kadare, jo unë.
Kadare-Kondakçi kanë qenë çift apo jo?
Deri këtu nuk kam shkuar sepse do të ishte spekullim.
A ka qenë Kadare Kazanova më i madh i 50 viteve të fundit?
Këtë gjë e pohon zonja Kadare. Ajo thotë se ka qenë.
Dinit shumë detaje për historitë e Kadaresë.
Unë di dhe shumë të tjera, por nuk jam i sigurt nëse duhet t’i them apo jo.
Le të flasim për aktoren Rajmonda Bulku.
Mund të jetë aktorja shqiptare e cila që në vitin 1976 deri në 1989 ka luajtur praktikisht në çdo film që është mbështetur në librat e Kadaresë.
Ju keni thënë se Kadare është “playboy” më i madh shqiptar i shekullit të fundit. I dyti kush është?
Duhet të pres kujtimet e bashkëshorteve, siç bëra në rastin e Kadaresë.
Mendimi juaj personal për Kadarenë?
E kam zili.
Top Channel