Gazetari Kastriot Myftaraj ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Pasdite në Top Channel’, ku para gazetarit Flavio Qarri ka sqaruar shkrimet e tij në lidhje me librin me kujtime të bashkëshortes së Ismail Kadaresë.
Kastriot Myftaraj, Liljana Kondakçi paska qenë muza e Kadaresë.
Unë nuk e kam thënë kështu. Unë kam shkruar që Ana Kondakçi është e dashura e shkrimtarit Skënder Berbema, i cili ka marrë përsipër të shkruajë për prishjen e marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike. Për prishjen e këtyre marrëdhënieve ka shkruar Ismail Kadare.
Por, deri tek marrëdhëniet intime… ky është një guxim i madh apo jo?
Akuzat i bën zonja Kadare, jo unë.
Kadare-Kondakçi kanë qenë çift apo jo?
Deri këtu nuk kam shkuar sepse do të ishte spekullim.
A ka qenë Kadare Kazanova më i madh i 50 viteve të fundit?
Këtë gjë e pohon zonja Kadare. Ajo thotë se ka qenë.
Dinit shumë detaje për historitë e Kadaresë.
Unë di dhe shumë të tjera, por nuk jam i sigurt nëse duhet t’i them apo jo.
Le të flasim për aktoren Rajmonda Bulku.
Mund të jetë aktorja shqiptare e cila që në vitin 1976 deri në 1989 ka luajtur praktikisht në çdo film që është mbështetur në librat e Kadaresë.
Ju keni thënë se Kadare është “playboy” më i madh shqiptar i shekullit të fundit. I dyti kush është?
Duhet të pres kujtimet e bashkëshorteve, siç bëra në rastin e Kadaresë.
Mendimi juaj personal për Kadarenë?
E kam zili.
Top Channel