Madonna vazhdon të shtojë pasurinë e saj jashtë skenës me lançimin e një tjetër marke mode, kësaj radhe e destinuar për femrat e moshës 27-50 vjeç.
Për vitin e ardhshëm, Mbretëresha e popit parashikon të nxjerrë në treg produktet e ‘Truth or dare by Madonna’ së bashku me Iconix Group, ndërmarrjen me të cilën ka bashkëpunuar në lançimin e markës së saj të parë ‘Material Girl’, markë që ishte për adoleshentët.
Nuk dihet ende data e saktë e lançimit, por mësohet se firma do të nisë me shitjen e parfumeve dhe aksesorëve. Më tej do të fillojnë edhe shitjet e këpucëve dhe çantave.
“Ky është momenti i duhur për markën time të dytë dhe Iconix do të më ndihmojë që ëndrra ime të kthehet në realitet”, shprehet këngëtarja 53-vjeçare.
Madonna ka hyrë në botën e modës në verën e kaluar me krijimin e ‘Material Girl’, një koleksion i dizenjuar bashkë me vajzën e saj Lourdes.
Top Channel