Longoria “privatizon†vajzën e Beckham
04/11/2011 12:25
Një “Shtëpiake e Dëshpëruar”, Eva Longoria u duk jashtëzakonisht e lumtur duke mbajtur në krahë vajzën disa muajshe të çiftit Beckham.
Aktorja e famshme ishte duke shoqëruar miken e saj Viktoria në stadium, për të asistuar në një ndeshje të David, në Los Anxhelos, por duket e pamundur që ajo të ketë arritur të shohë ndonjë pjesë nga takimi.
Gjatë të gjithë 90-minutëshit, Longoria refuzoi që t’i dorëzonte Harperin nënës së saj, duke e “privatizuar” vajzën sikur të ishte e saja.
Në një intervistë të publikuar pak kohë më parë, Longoria shprehte të gjithë dashurinë e saj për fëmijët dhe keqardhjen që ende nuk kishte gjetur partnerin e duhur për ta bërë nënë.
Top Channel