E quajti të shëndoshë, Lopez e heq nga puna

04/11/2011 14:30

Jennifer Lopez shkarkoi nga puna një menaxher, i cili i kërkoi që të humbte disa kilogramë, zbuloi këngëtarja në një intervistë të dhënë për një revistë rozë ditën e enjte.

E zgjedhur si “Femra i Vitit” nga “US Glamour”, 42-vjeçarja deklaronte: “Mbaj mend që jam tërbuar me të vërtetë nga këshilla e tij që duhet të humbja disa kilogramë, sepse nuk e kam konsideruar ndonjëherë veten si të shëndoshë. Ishte një përcaktim shumë keqdashës dhe e shkarkova menjëherë nga puna pasi m’u duk një njeri mendjembyllur”.

Sipas këngëtares, ajo është rritur në mënyrë natyrale, pa e menduar asnjëherë në jetën e saj çështjen e peshës. “Kam patur një fizik të shkëlqyer falë Zotit dhe gjithmonë një peshë të mirë. Nuk kam kryer asnjëherë diçka specifike për të ndryshuar peshën dhe nuk kam ndërmend ta bëj për hir të askujt”.

E pyetur mbi çështjen e operacioneve plastike, Jennifer u shpreh se nuk i ka marrë asnjëherë në konsideratë, por nuk që nuk mund të përjashtojë diçka të tillë për të ardhmen.

Top Channel