BQE ul normën e interesit

04/11/2011 00:00

Banka Qendrore Evropiane habiti tregjet financiare me vendimin e
papritur për uljen e normës së interesit, të cilin presidenti i ri Mario
Draghi, e shoqëroi me deklaratën se zona e Euros do të rrëshqasë në një
recesion të butë më vonë gjatë këtij viti.

‘Super Mario’, sic njihet ndryshe bankieri italian e mori drejtimin e BQE-se në një kohë kur liderët e Eurozonës, po mendojnë seriozisht mbi një të ardhme pa Greqinë dhe kur paraliza e politikave ekonomike në vendin e vet kërcënon ta vërtisë Romën në syrin e stuhisë.
 
“Ajo qe veme re sot eshte nje ngadalesim i rritjes ekonomike dhe hapat drejt nje recesioni te bute, qe mund te ndodhe diku nga fundi i vitit”, tha Mario Draghi, presidenti i BQE-së.

Draghi e uli me 0,25 përqind normën e huadhënies së bankës, e duke e çuar në 1 presje 25 përqind, vetëm dy ditë pas marrjes së postit. Argumentimi i tij ishte rreziku i shtuar i rënies së ekonomisë evropiane gjatë muajve të ardhshëm dhe fakti qe tregjet financiare janë bërë të paqendrueshëm në vazhdën e krizës së borxheve në Greqi dhe në vende të tjera. Robert Halver, punonjes i bankes “Baader” ne Frankfurt te Gjermanise nuk e fshehu habine e tij nga ky vendim.

“Eshte e cuditshme qe ne diten e tij te dyte te punes si president i BQE-se, zoti Draghi vendos te ule normen e interesit. Kjo tregon fare qarte se kriza e Europes eshte larg fundit”, tha Halver.

Sipas Draghi-t, tensionet e shkaktuara nga mundësia e daljes së Greqisë nga Eurozona, mund ta rendojne rritjen ekonomike te europes jo vetem per kete vit, por edhe per vitin e ardhshem.

Top Channel