Aprovohet karta e studentit
04/11/2011 21:10
Kryetari i Bashkisë Tiranës, Lulzim Basha ka nënshkruar një marrëveshje me rektorët e univeristeteve publike për kartën bashkiake të studentit.
Tashmë nis përpunimi i të dhënave nga universitetet dhe pas këtij procesi, tha Basha, brenda dy javëve përfundon prodhimi i kartave të studentëve.
Pas universiteteve publike një marrëveshje e tillë do të nënshkruhet edhe me universitete private.
Top Channel