Kaq e pati dhe “Miss Globe”. Rrotullimi i globit nuk do të ndodhë më në Shqipëri.
Ishte bukuroshja gjermane që pati mundësinë të zgjidhej më e bukura në edicionin e fundit me regji të Petri Bozos. Nën flamurin e Shqipërisë konkurroi Kejdi Jashari, ndërsa kurorën e ka merituar Gjermania dhe bukuroshja që ata kishin dërguar, Stefani Alis.
Podin e plotësonin Mis Kolumbia dhe Mis Sllovakia. Ky ishte viti i tetë që spektakli organizohej në Shqipëri dhe drejtimi i spektaklit i ishte besuar një ish-misi shqiptar, Hygerta Sakos.
Spektakli u zhvillua në ditën e parë të nëntorit në Pallatin e Sportit. Le të themi se pjesa më simpatike se spektakli në vetvete ishte turi i vajzave nëpër destinacione të ndryshme dhe të çuditshme shqiptare.
As këtë vit juria dhe produksioni nuk u kursyen në çmimet e shpërndara për pjesën më të madhe të pjesëmarrëseve. Shqipëria u ngushëllua me Mis Fotozhenia.
Top Channel