Qytetarët kundër importit të mbetjeve

03/11/2011 15:05

Qindra qytetarë dhe përfaqësues të shoqërise civile janë vendosur para parlamentit për të kundërshtuar projektligjin për importin e mbetjeve. Ndërsa deputetet diskutonin në kuvend pro dhe kundër ligjit, përfaqësuesit e shoqërise civile kanë sjellë argumenta përse nuk e duan këtë ligj.

“Kemi marrë vesh nga burime jozyrtare, që në Itali është bërë gati ngarkesa e parë me plehra për t’u dërguar në Shqipëri. Tu themi jo plehrave, t’u themi jo importit të kancerit”, deklaroi përfaqësuesja e shoqërisë civile, Kozara Kati.

Një tjetër qytetare, shtoi: “Unë jam nga Viçidoli, jam një bashkëfshatare e Kryeministrit Berisha. Kam ardhur këtu për të kërkuar para parlamentit që të mos aprovohet ky ligj shkatërrues. Kam ardhur që t’I bëj thirrje Zonjës Topalli, e cila është shndërruar në kryeaktivisten në luftën kundër kancerit, që të mos pranojë importimin e lëndëve që do të dëmtonin shëndetin dhe vetëm sa do të shtonin rastet me kancer”.

Njëri prej drejtuesve të lëvizjes civile, Ardian Klosi, në fjalën e tij kujtoi se: “Kur në korrik protestuam ndaj shembjes së Piramidës, qeveria i quajti qytetarët pionerë të Enverit. Por, ata pionerë arritën që në një natë të mblidhnin pesë mijë firma. Pionerët bënë që presidentit të mos ta firmoste shembjen. E pra, paska një qytetari që di të bëjë zërin e saj të dëgjohet në këtë vend. Nuk ka rrugë tjetër, përveçse të bëjmë zërin tonë të dëgjohet edhe për plehrat”.

Përfaqësuesit e shoqërise civile kanë sjellë në vëmendje rritjen e lartë të numrit të personave të prekur nga kanceri, një sëmundje që ndikohet mjaft edhe nga faktorët mjedisore. Kjo proteste u parapri nga një fushtë për mbledhjen e firmave të miëera qytetareve nga organizatat rinore të bashkuara në “kuvendin civil”, të cilët u shprehën kundër importiti të mbetjeve.  

Më herët, një grup ambientalistësh kanë zhvilluar një takim me presidentin Bamir Topi, i cili ka kërkuar që të degjohet zeri i ekperteve dhe i shoqerise civile, për një ligj që i prek të gjithë qytetarët.

“Ligji duhet të pranojë vetëm mbetjet tona, pasi ky vend nuk është ende gati të presë mbetje të huaja. Presidenti duhet të jetë shtylla bazë e komunikimit, me Kryeministrin, Ministrin dhe Komisionet e Sigurisë Kombëtare”, theksoi Sazan Guri.

Ekspertët kanë theksuar se shteti duhet të merret me menaxhimin e mbetjeve ne vend dhe jo me importin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA