Skandali i fotove nudo prek edhe Taylor Swift

31/10/2011 13:20

Taylor Swift është përfshirë nga skandali i fotove nudo që preku kohë më parë edhe aktoren Scarlett Johansson.

Një faqe interneti ka publikuar një foto të një vajze nudo që i ngjan shumë këngëtares së muzikës country dhe ajo ka telefonuar avokatët e saj për të ndjekur këtë çështje.

Menjëherë faqes së internetit i është kërkuar të heqë foton që mund të jetë e 21-vjeçares amerikane. Në një letër të avokatëve të Swift lexohet se “bëhet fjalë për imazhe pornografike të rreme dhe lajme të rreme mbi këngëtaren”.

Vetë faqja e shoqëron foton me komentin: “Pas një ekzaminimi të kujdesshëm to fotos, besojmë se kjo është Taylor Swift.”

Top Channel