Halloween, maskimi ekstrem i Heidi Klum

31/10/2011 09:25

Festa e Halloween-it është edhe një garë maskimi mes personazheve të famshëm të show-biz dhe duket se këtë garë e ka fituar Heidi Klum.

Supermodelja zgjodhi këtë kostum dhe erdhi në mbrëmjen e së shtunës e shtrirë në barrelë, e shoqëruar nga një doktor i gjakosur.

“Është pak a shumë si një njeri i vdekur të cilit i kanë hequr lëkurën dhe i duken muskujt dhe venat e gjakut”, shpjegoi Klum.

Heidi Klum gjithmonë ka zgjedhur kostume shumë të çuditshme për Halloween dhe ka shkaktuar polemika.

Në vitin 2008 ajo u paraqit në një mbrëmje si Perëndesha Kali duke inatosur liderët hindu, të cilët kërkuan nga modelja falje publike.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel