Canalis: Clooney e shihja vetëm si një baba

30/10/2011 13:00

Një prej çifteve më të komentuar ndonjëherë, Clooney-Canalis, rikthehen në qendër të vëmendjes disa muaj pas ndarjes, nëpërmjet një libri të botuar nga një publicist italian.

Pavarësisht fundit të raportit me 50-vjeçarin disa herë fitues të çmimit “Oscar”, Canalis ruan një kujtim të mirë për të. “Clooney është njeriu që ka ditur të vlerësojë më shumë feminilitetin tim. Është pa dyshim një prej njerëzve më bujar dhe më të mirë që kam njohur nga pikëpamja shpirtërore”.

Megjithatë, 33-vjeçarja befason me një thënie aspak me vend. “Ai ka qenë shumë i rëndësishëm për mua, pothuajse si një baba”.

Duke u ndalur në këtë pikë, Elisabetta shtoi: “Midis nesh ka ekzistuar më shumë një raport si babai me vajzën se sa një lidhje e vërtetë. Nuk kam qenë në gjendje ta shpjegoja këtë më parë se tani”.

Në deklaratën e saj, Canalis hodhi poshtë spekulimet se kishte qenë refuzimi i aktorit për t’u martuar ajo që solli ndarjen midis tyre. “George dhe unë nuk kemi folur kurrë për mundësinë e martesës ose të pasjes së fëmijëve. Thjesht, asnjëri prej nesh nuk e mendoi ndonjëherë të kishim fëmijë bashkë. Fundi i marrëdhënies sonë nuk lidhet me çështje martese, por vetëm me nevoja personale”.

Top Channel